Real Madridi do të rinovojë kontratën e Benzemas deri në vitin 2023

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madridin deri në verën e vitit 2023.

Klubi do t’ia shtojë edhe një vit në kryeqytet pasi kontrata aktuale është valide deri më 202.

Benzema tashmë ka marrë thirrjen nga klubi për të rinovuar, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që ai ka dhënë deri më tani këtë sezon.


Real Madrid, duke i ofruar një zgjatje prej një viti, i mbetet besnik politikës së tyre për të marrë gjërat vit pas vit për lojtarët mbi moshën 30 vjeçare.

Klubi në anën tjetër nuk ka dashur që francezi të futet në vitin e fundit të kontratës së tij, siç ka ndodhur me Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Luka Modric.

Benzema ka qenë i qartë për dëshirën e tij për të luajtur në Real Madrid të paktën deri në vitin 2023.

“Dera ime është e hapur nëse presidenti dëshiron të më rinovojë kontratën”, kishte thënë ai.

Nr.9 është shënuesi i pestë më i mirë në historinë e Los Blancos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme