Real Madridi mbetet klubi më i vlefshëm në botën e futbollit, sipas studimit më të fundit për vlerësimin e klubeve të futbollit nga KPMG-ja. Barcelona, ndërkohë, është ngjitur në vendin e tretë duke e kaluar gjigantin gjerman Bayern Munich.
Klubi i dytë më i vlefshëm në botë mbetet Manchester Unitedi, raporton Gazeta Express.
Studimi vjetor nga KPMG-ja, e cila është njëra prej katër organizatave më të mëdha për llogaritje financiare, tregon se Paris Saint-Germain është ngritur në pozitën e nëntë, duke e rrëzuar Juventusin në pozitën në pozitën e 11-të.
Liverpooli është ngjitur për dy vende, dhe tani renditet i pesti, ndërsa Arsenali ka rënë në pozitën e 10-të.
Nga klubet italiane, Interi radhitet në pozitën e 14-të, ndërsa Milani në atë të 22-të.
Kjo është lista e klubeve më të vlefshme në botë:
1. Real Madrid €3.478bn
2. Manchester United €3.342bn
3. FC Barcelona €3.193bn
4. Bayern Munich €2.878bn
5. Liverpool €2.658bn
6. Manchester City €2.606bn
7. Chelsea €2.218bn
8. Tottenham Hotspur €2.067bn
9. Paris Saint-Germain €1.911bn
10. Arsenal €1.852bn
11. Juventus €1.735bn
14. Inter €983m
22. Milan €526m