Zinedine Zidane ka publikuar listën e futbollistëve për përballjen që Real Madridi do ta zhvillojë nesër (26 nëntor) kundër Paris Saint-Germainit.
Trajneri francez do të tentojë t’i hakmerret skuadrës nga qyteti i Parisit për humbjen e parë të shkaktuar në fazën e grupeve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, e që në këtë sfidë nuk do të ketë favorit.
James Rodriguez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)
Për këtë sfidë, Los Blancos do të kenë lojtarët më të mirë në dispozicion, e që bije në sy edhe rikthimi i Gareth Bale.
Madrilenët nuk do të kenë në dispozicion lojtarët si, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Nacho dhe James Rodriguez, që janë të lënduar.
PSG tashmë e ka kaluar fazën e grupeve, pasi është lider i Grupit A me 12 pikë, Reali matematikisht është në fazën tjetër pasi ka shtatë pikë, derisa Club Brugge dhe Galatasaray kanë dy, respektivisht një. /Telegrafi/