Real Madridi do të rikthehet sonte në aksion në La Liga.
“Los Blancos” do të përballen me Real Betisin nga ora 21:00, në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit spanjoll.
Në tri ndeshjet e para, Real Madridi ka nëntë pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Barcelona që prin, falë goldallimit.
Në anën tjetër, Betisi gjendet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë deri më tani.