Gjiganti spanjoll është i gatshëm të ndahet me mesfushorin kolumbian, duke e shitur atë për vetëm 25 milionë euro
Real Madridi është i vendosur për ta shitur James Rodriguezin gjatë kësaj vere.
Madje, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm ta shesin mesfushorin kolumbian për vetëm 25 milionë euro.
Ish-futbollisti i Portos, Monacos e Bayern Munichut ka kontratë vetëm edhe një vit me liderin e La Ligas.
Reali e ka përgjysmuar kërkesën e tij vetëm për ta hequr dorë nga përfaqësuesi kolumbian.
Klubet e Premierligës, Everton, Arsenal, Manchester United e Wolverhampton janë të interesuar për futbollistin ofanziv.
Atë e do edhe Napoli në Itali.