Ekonomia Online
FUNDIT

Reali do të përballet me shumë largime nëse kthehet Mourinho

Reali do të përballet me shumë largime nëse kthehet Mourinho

Real Madridi do të përballet me eksod nëse e rikthen Jose Mourinhon në post të trajnerit. Disa lojtarë me përvojë te Reali kanë thënë privatisht se do të largohen në verë nëse Mourinho merr drejtimin e skuadrës. Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, kishte pasur mosmarrëveshje me Mourinhon, kur portugezi kishte drejtuar klubin mes viteve 2010-2013 […]

Real Madridi do të përballet me eksod nëse e rikthen Jose Mourinhon në post të trajnerit. Disa lojtarë me përvojë te Reali kanë thënë privatisht se do të largohen në verë nëse Mourinho merr drejtimin e skuadrës.

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos, kishte pasur mosmarrëveshje me Mourinhon, kur portugezi kishte drejtuar klubin mes viteve 2010-2013 dhe ka folur me presidentin e Realit, Florentino Perez për çështjen e rikthimit të Mourinhos, shkruan sot Koha Ditore.

Ramos do të shtyjë drejt një transferimi në verë, kur do të ketë edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Me gjithë faktin se Mourinho e kishte sjellë Gareth Balen në vitin 2017, uellsiani besohet se është një lojtar tjetër që nuk e mirëpret Mourinhon.

Dhe dy lojtarët e tjerë me përvojë, Marcelo dhe Karim Benzema po ashtu janë kundër idesë.

Të ngjashme