Madrid, 26 shkurt (AP) – Të gjithë te Real Madridsi duken plotësisht të përgatitur për t’u përballur me Barcelonën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, të mërkurën mbrëma (21:00).
Madje edhe Gareth Bale.
Përkushtimi i Balet për skuadrën ishte vënë në pyetje, pasi ai nuk festoi golin e shënuar në fundjavë ndaj Levantes, duke e shtyrë bashkëlojtarin Lucas Vazquez para se të shkonte në drejtim të mesit të fushës. Sjellja e tij ka nxitur kritika dhe spekulime se ai nuk ka marrëdhënie të mira me pjesën tjetër të skuadrës.
Por me dy ndeshje radhazi kundër rivalit të përbetuar Barcelonës këtë javë – e para të mërkurën në shtëpi në Kupën e Spanjës dhe e dyta po në shtëpi të shtunën në ligë – trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ishte i shpejtë për të mohuar se ka probleme brenda skuadrës.
“Ne jemi qind për qind të fokusuar për ndeshjen e radhës. Bale dhe pjesa tjetër e skuadrës janë plotësisht të përqendruar. Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe kemi qëllimin e përbashkët, që është të arrijmë në finale të kupës”, ka thënë Solari në konferencë për media.