Portali “Goal” sjell gjithçka që duhet të dini për fanellat e reja të Real Madridit për sezonin 2026/27, duke përfshirë datat e prezantimit, çmimet, frymëzimin pas dizajnit dhe mënyrën se si tifozët mund t’i blejnë ato, përcjell “Gazeta Express”.
E ndërtuar mbi bazën ikonike të bardhë të klubit, fanella e parë i kombinon elementet tradicionale me tekstura të rafinuara dhe detaje të holla, duke e krijuar një dizajn modern, por që eruan qartësinë karakteristike të Real Madridit në ndeshjet në shtëpi.

Detajet në ngjyrë të gjelbër të errët shfaqen në jakë dhe në skajet e mëngëve.
Këto pjesë e përmbajnë një model të ndërlikuar të frymëzuar nga format gjeometrike të diamanteve dhe perlave që gjenden në kurorën e klubit, duke e lidhur mjeshtërinë dhe përsosmërinë me një pamje moderne sportive.
Tre vijat e adidas në shpatulla e sjellin një prekje të papritur rozë, duke e lidhur fanellën me identitetin e përgjithshëm të sezonit dhe duke i dhënë më shumë energji dizajnit.
Fanella është tashmë në shitje. Versioni standard për të rritur kushton rreth 100 funte, ndërsa versioni autentik i lojtarëve nis nga 110 funte.

Fanella e re mysafire e Real Madridit për sezonin 2026/27 karakterizohet nga një bazë në ngjyrë jeshile të errët dhe detaje në ngjyrë e bardhë e zbehtë, duke e rikthyer një kombinim ngjyrash të përdorur edhe në të kaluarën, por të interpretuar në një mënyrë moderne.
E ndërtuar mbi një bazë të gjelbër të thellë dhe të errët, fanella e ka një pamje tonale të përcaktuar nga një model i veçantë i integruar në material.
Një nga elementet kryesore është konstrukti modern i jakës, i përfunduar me detaje të holla në ngjyrë të bardhë të zbehtë.
I njëjti detaj shfaqet edhe në skajet e mëngëve dhe në pjesën e shpatullave, ndërsa tri vijat karakteristike të Adidas e krijojnë kontrast me bazën e errët, duke ia dhënë fanellës një pamje të pastër dhe elegante.

Fanella e tretë e shënon rikthimin shumë të pritur të ngjyrës rozë, një ngjyrë shumë e dashur nga tifozët që kishte munguar në koleksionin e klubit për gjashtë sezone.
Dizajni është frymëzuar fuqishëm nga format gjeometrike dhe arti i Amerikës Latine.
Fanella e përmban një grafik abstrakt me pika që shtrihet në të gjithë pjesën e përparme të fanellës me ngjyrë rozë të ndezur.
Për ta mbajtur dizajnin elegant, Adidas ka përdorur detaje të bardha, përfshirë jakën në formë V, skajet e trasha të mëngëve dhe logot në një stil monokromatik.
Ashtu si fanellat e tjera të koleksionit, inicialet “RMCF” shfaqen në pjesën e pasme, me një font retro të stilizuar, menjëherë poshtë jakës.
Fanella e tretë pritet të dalë në shitje në këtë muaj. /Gazeta Express