Reali me strategji për transferimin e Pogbës

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid do ta lansojnë “Operacionin Pogba” pasi ta kenë transferuar Eden Hazardin, sipas raportimeve të mediumit spanjoll, Marca.

Gjigantët e La Ligës thuhet se kanë besim të madh që do të arrijnë ta sjellin në radhët e veta belgun e Chelsea-s.

Për më tepër, Marca thotë që ata më pas do të provojnë ta blejnë yllin e Manchester United, Pogba-në, pasi që besojnë se agjenti i tij, Mino Raiola, mund të ndihmojë që një marrëveshje e tillë të arrihet marrë parasysh edhe deklaratat e fundit të francezit.

Pogba kishte thënë se do të kishte qenë ëndër të luante nën urdhrat e Zinedine Zidane, i cili tashmë është rikthyer si trajner i Mbretërve.

Të ngjashme