Gjiganti spanjoll, Real Madridi po planifikon një lëvizje të janarit për mbrojtësin e Arsenalit, spanjollin Hector Bellerin.
Presidenti i Realit, Florentino Perez po kërkon një nënshkrim të ri në amën e djathtë të mbrojtjes pas humbjes së Dani Carvajal pas një shqetësim të zemrës.
Mbrojtësi spanjoll pritet të kthehet në veprim para Krishtlindjes, por mungesa e tij e ka bërë të qartë se është e nevojshme një nënshkrimi i ri në mbrojtje.
Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, Mbretërit kanë kontaktuar me agjentët e Bellerinit për një transferim të mundshëm të janarit.
Ky medium spanjoll thekson se klubi mbretëror tashmë ka mësuar se mund ta bindë Arsenalin që të shesë mbrojtësin anësor për rreth 40 milionë euro.
Megjithatë, Bellerin mund të jetë i rezervuar për këtë kalim duke pasur parasysh të kaluarën e tij me Barcelonën.
Në të vërtetë, ai u takua disa herë me drejtorin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez, në fund të sezonit të kaluar për një kthim në klubin e tij të mëparshëm.
Dimri pritet të jetë i nxehtë në “aksin Bellerin” me skuadrat e mëdha spanjolle që mendohet se do të zhvillojnë El Clasioc për shërbimet e tij.