Antoine Griezmann dhe kontrata e tij e re me Atleticon e ka klauzolën e njëjtë.
Sunday World shkruan se kontrata e re e Griezmannit me Atleticon e lidhë atë me klubin deri në vitin 2022.
Griezmann është lidhur me një kalim te United, por francezi është afër që të nënshkruajë për qëndrimin e tij në Vicente Calderon.
Sipas Antonio Ruiz i cili është gazetar i afërt me Atleticon, kontrata e re e Griezmann ka një klauzolë prej vetëm 100 milionë eurosh.
Kjo ka entuziazmuar në masë të madhe Real Madridin, që e sheh veten favorit ëpr të thyer klauzolën qysh vitin e ardhshëm.