Reali po vazhdon të zhytet në krizë, katër ndeshje pa gol

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Derisa presioni po vazhdon të rritet mbi trajnerin Julen Lopetegui, gazetat spanjolle kanë reaguar të dielën ndaj krizës që është duke e rrethuar Real Madridin.

Gjiganti i La Ligas është befasuar me një humbje të pësuar të shtunën mbrëma në minutat shtesë nga Alavesi. Reali nuk ka shënuar gol në katër ndeshjet e fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Adaptimi pa trajnerin Zinedine Zidane dhe superyllin Cristiano Ronaldo, të dy të larguar në verë, po del mjaft i vështirë. Dhe te Reali duhet të ndizet alarmi pas kësaj krize në formë.

Alavesi me fitoren 1:0 ndaj Realit është bashkuar me pikë me skuadrën madrilene me nga 14 sosh.

Gazeta “Marca” në ballinën e saj ka postuar edhe një kronometër për të treguar se sa gjatë ka kaluar që kur Reali ka gjetur golin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme