Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Arsenali raportohet se kanë shansin që të transferojnë verën që po vjen sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
30-vjeçari pritet të largohet nga “Mbretërit” në fund të sezonit, pas dëshpërimit së fundmi me ç’rast ka shënuar vetëm pesë gola në 19 paraqitje.
Sipas “Diario Gol”, Reali u ka ofruar tri klubeve angleze mundësinë për transferimin e francezit.
Unitedi konsiderohet më afër këtij transferimi pasi Reali është i gatshëm që ta përfshijë Benzeman në ofertën për portierin David De Gea.