Reçica: Paga minimale prej 250 € u iniciua në 2017-ën, pati hezitime për implikime buxhetore

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se propozimi për rritjen e pagës minimale prej 250 eurove është dërguar në Qeveri për miratim qysh në fund të vitit 2017, raporton Ekonomia Online.

Gjatë 2017-18 me partnerë ekonomiko social kemi zhvillu takime. Janë funksionalizuar komisionet që nuk kanë qenë një kohë funksionale. Një ndër çështjet që është diskutuar ka qenë paga minimale. Në bazë të analizës komisioni profesional ka nxjerrë propozimin për pagën minimale me shumë prej 250 euro. Ky propozim është diskutuar dhe në fund të 2017 është miratuar dhe e kemi iniciuar në Qeveri për miratim. Kostoja për shpenzime, shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit janë marrë si bazë për rritjen e pagës. Ky propozim është bërë për të gjithë punonjësit e Kosovës. Rritja e pagës është e domosdoshme për shkak të rritjes së kostos së jetesës që ka ndodhë në vend”, tha Reçica.

Sipas tij, kjo çështje ka mbetur e tillë, pasi ka pasur hezitime për implikime buxhetore.

“Pas miratimit të propozimit të njëjtin rekomandim e kam përcjellë në Qeveri. Ka pasur hezitime se mund të ketë implikime buxhetore. Ato hezitime kanë vazhduar dhe kjo është arsyeja pse ky propozim nuk është miratuar”, shtoi ministri Reçica.

Këto komente ministri Reçica i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është interpelanca e kryeministrit Haradinaj, në lidhje me pagën minimale në Kosovë.  

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/428617157710281/

Të ngjashme