Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica ka treguar se mbrëmë në Prishtinë ka takuar bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe njerëz me vlera të larta kombëtare.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka falënderuara këta të fundit për mikpritjen.
Postimi i tij i plotë:
Mbrëmë në Prishtinë, në mesin e bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve dhe njerëzve me vlera të larta kombëtare.
Faleminderit për mikpritjen e sinqertë dhe besimin që vazhdon të na japë forcë për të ecur përpara së bashku.