Reçica takon ambasadorin zviceran: Së shpejti marrëveshja për sigurime sociale

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 17:06 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në një takim ambasadorin  Zviceran Jean-Hubert Lebet me bashkëpunëtor.

Në këtë takim Ministri Reçica falenderoi Ambasadorin Lebet për ndihmën që ka dhënë shteti Zviceran për shtetin e Kosovës në vazhdimësi.

Gjithashtu e falënderoi për projektet e veçanta, të cilat i ka ofruar shteti Zviceran për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë gjithë kohës.

Ambasadori Lebet e uroi Ministrin Reçica për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, përcjell EkonomiaOnline.

Në kuadër të projekteve u theksua Marrëveshja për sigurime sociale, e cila është tashmë gati e finalizuar dhe kërkon nënshkrimin nga të dyja palët.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në javët e ardhshme të intensifikojnë veprimet, në mënyrë që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministri Reçica theksoi se ka gatishmërinë për të shtyrë proceset përpara dhe do të bashkëpunoj ngushtë me miqtë tanë.

Të ngjashme