Redon Makashi i jep fund beqarisë?

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë. Intervista.al raporton se këngëtari është fejuar dhe se vajza që i ka vjedhur zemrën është balerina e njohur, Rexhina Çuko.

Një foto është publikuar në rrjet ku shihen të dy, ndërsa balerina tregon unazë.

Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tyre ndërsa vetë çifti nuk ka pranuar asgjë deri më tani.

Këngëtari është treguar shumë hermetik sa i përket jetës personale por në një intervistë që dha dy vite më parë, ai rrëfeu se ishte i dashuruar ndonëse nuk e zbuloi identitetin e partneres.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme