Qeveria e Kosovës para pak ditësh ka marrë vendim që ta themelojë një komision për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete se kur do të realizohet një gjë e tillë.
Por, Projektligji i cili do ta përcaktojë saktë numrin e ministrave dhe të zëvendësministrave do të vlejë vetëm për Qeverinë e ardhshme, jo për atë aktuale.
Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës “Zëri” se komisioni për hartimin e Projektligjit do të përbëhet nga 14 persona, porse nuk kanë treguar nëse ai do të jetë funksional për Qeverinë e tanishme.
Ndërkohë, vetë shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj para pak muajsh teksa pati njoftuar për bërjen e Projektligjit në fjalë pati paralajmëruar se ai do të hynte në fuqi tek në Qeverinë pasuese.