Refuzoi të kërcejë për shokun e tij, burri masakron gruan

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Një burrë pakistanez është arrestuar nën akuzën se ka torturuar bashkëshorten e tij.

Mian Faisal, akuzohet se ka zhveshur lakuriq gruan, e ka dhunuar fizikisht si dhe i ka rruajtur kokën, pasi kjo e fundit kishte refuzuar që të kërcente për të dhe kolegun e tij, transmeton tch.

Përmes një videoje të kthyer në virale tashmë, Asma Aziz, kërkonte ndihmën e publikut duke treguar për dhunën që burri i saj në gjendje të dehur kishte ushtruar mbi të.

E një ditë pas publikimit të videos, me ndërhyrjen e ministrit të Brendshëm, policia e Lahorës ka arrestuar Mian Faisal dhe kolegun e tij, Rashid Ali, për dhunë.

Të ngjashme