Regjstrimi i popullësisë – deri në 2 mijë euro do të gjobiten qytetarët që nuk regjistrohen

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka folur për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 5 prilli dhe do të zgjas deri më 17.05.2024.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ky regjistrim është i obligueshëm ligjërisht.


“Nëse regjistruesi të ka lënë letrën tre herë, ti s’je lajmëru, ke qenë jashtë vendit, secili qytetar e ka obligim ligjor këtë dhe mund të ketë një penallti nga 200 deri në 2 mijë euro. 200 është kur s’ka mujt me dhanë intervistën. Çdo qytetarë që s’mund ta jap intervistën e ka obligim me thirrë zonën e vet, komunën apo kojshinë, tregon që je jashtë vendit, ne ja japim kontaktin regjistruesit tuaj dhe është opsioni përmes rrjeteve sociale m`u regjistru pra online”, tha Kastrati./Kallxo

Të ngjashme