Shqipëria ka mundësi shumë të mira për të përfunduar e para në Grupin e 4 të Ligës C të Kombeve. Edi Reja, në konferencën e sotme është shprehur optimist se do ta arrin këtë, edhe pse përpara ka kundërshtar të fortë
Shqipëria e pret nesër në Air Albania Kombëtaren e Kazakistanit, një Kombëtare që bashkë me Shqipërinë konsiderohet favorit për ta fituar Grupin.
E për këtë, Edi Reja ka folur në konferencën për shtyp, ku është fokusuar në atë se pse po i mungon goli Kombëtares shqiptare, një gjë që është vërejtur në ndeshjet e fundit.
“Duhet të jemi me konkretë sidomos kur jemi para golit. Kam punuar për këtë sepse skuadra ka pasur shumë raste që nuk i ka konkretizuar. Kemi bërë punë të mirë. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe ndeshjen tjetër në mënyrë që të përfundojmë në vendin e parë në grup”.
Ka disa mungesa në skuadër derisa në taktika Reja duket se nuk do të ndahet nga dy formacionet e tij të preferuara.
“Kundër Kazakistanit do të jetë shumë vështirë, pasi ata mbrohen shumë. Luajnë me sistem 3-5-2 ose 3-4-3. Në fazën e mbrojtjes kemi disa alternativa por në mesfushë gjendja është më ndryshe. Përjashto dy ndeshjet e fundit, ne e kemi pasur shumë më lehtë të shkojmë të goli”, ka thënë Reja.
Krejt në fund ai ka thënë se ka sulmues të mjaftueshëm në skuadër por që ai ende nuk ka vendosur se me cilët do të startojë nesër.
Përveç Kazakistanit, me të cilën Kombëtare Shqipëria luan në shtëpi ata do të përballen edhe me Bjellorusinë, një ndeshje tjetër kjo që do të luhet po ashtu në Tiranë. Në rast se fiton të dyja ndeshjet, Shqipëria do të përfundon në vendin e parë në grup.