Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot i dërgoi një letër falënderimi anëtarit të Parlamentit Evropian Tonino Picula, për përkrahjen e tij të vazhdueshme për rrugën Evropiane të Kosovës si dhe mbështetjen e tij të fundit në letrën e përbashkët mbështetëse të ca euro-parlamentarëve për Qeverinë Kurti në detyrë.
Njëkohësisht në këtë letër, Ministri në detyrë Reka i kërkoi Picula,i cili njëherit është edhe Kryesues i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, i kërkoi mbështetjen për liberalizimin e vizave, në vigjile të samitit të Zagrebit të BE për Ballkanin Përendimor, sidomos në drejtim të bindjes së ca shteteve e anëtare, për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.