Reka takon zv/përfaqësuesin e Polonisë në OKB, thotë të dyja shtetet janë mike me orientim strategjik perëndimor

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar zv/përfaqësuesin e përhershëm të Polonisë në OKB, Mateusz Sakowicz.

Reka ka shkruar në “Facebook” se Kosova dhe Polonia; dy shtete mike me orientim strategjik perëndimor, përballen nga kërcënimet veri-lindore.

“Takim miqësor me zv/Përfaqësuesin e Përhershëm të Polonisë në OKB, Mateusz Sakowicz. Kosova dhe Polonia; dy shtete mike me orientim strategjik perëndimor, që përballen nga kërcënimet veri-lindore”, ka shkruar Reka.

Të ngjashme