Rekomandohet shkarkimi i Bordit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 10:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë me 6 vota për, një kundër dhe një abstenim për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli tha se nuk ka arritur të bëjë dallim se cili anëtar ka performuar më mirë apo më keq, duke shtuar se shqetësuese është rënie e numrit të udhëtarëve.

“…si bord kanë operuar prej vitit 2016 dhe nuk kemi pasur reagim të ndonjë anëtari që këto janë shkeljet. Unë kam numër të madh të vërejtjeve që kemi gjetur si komision dhe duhet marrë vendim për këtë bord”.

“Për mu është shqetësuese rënia e udhëtarëve në këtë sektor, siguria dhe i vendkalimeve ilegale. Ne po propozojmë që duhet të shkarkohet Bordi për hekurudhat”.

Deputeti i VV-së Salih Zyba tha se anëtarët e Bordit e kanë dëshmuar se nuk kanë qenë efikas në punën e tyre, prandaj edhe duhet të shkarkohen.

“Sa i përket shkarkimit të Bordit të Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave është vetëm çështja e votimit. Për çështje kohe ka qenë votimi i shkarkimit”.

“Konsiderojë që të merret vendimi sot dhe të kalojë procesin e votimit dhe te kalohet në Kuvend”.

Deputeti i LDK- së Besian Mustafa, ka kërkuar që të bëhet  vlerësim i performancës të secili anëtar veç e veç e jo që të shkarkohen të gjithë me një vendim.

“Secili prej anëtarëve të bordit ka proces konkurrues. Prandaj nuk mundemi të paragjykojmë vlerësimet tona. Vlerësimet duhet të jenë individuale mbi performancën e tyre”.

“Do të parapëlqeja të kemi një shqyrtim dhe të votonim për secilin anëtar veç e veç. Nëse votojmë pro shkarkimit duhet shqyrtim për secilin veç e veç”.

Deputeti i PDK-së Fadil Nura tha se është kundër shkarkimit të këtij bordi.

Gjithashtu në Komisioni ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Kryetarja e Komisionit Fitore Pacolli tha se Ligji për automjetet duhet të trajtohet në tërsi, prandaj edhe propozoi themelimin e një grupi punues ku pjesë do të jenë deputetët: Besian Mustafa, Salih Zyba dhe Ekrem Mustafa.

“Duhet me trajtuar ligjin në tersi në mënyrë që t’i eliminojmë të gjitha problemet me vetura prej ndotjes së ajrit deri te viktimat që mund të shkaktohet në komunikacion. Këtë ligj duhet ta shohim edhe në aspektin e sigurisë. Duhet të hymë ta mbikëqyrim këtë ligj”.

Deputeti i LDK- së Besian Mustafa ka propozuar ndryshimin e nenit 89 të Ligjit për automjete në mënyrë që të largohet cdo kufizim.

“Propozimi është që neni 89 për automjete të plotësohet dhe ndryshohet. Nuk mund të licencohet asnjë subjekt i ri brenda territorit nuk ka kaluar 4 000 kontrolle brenda vitit dhe mund të bëhet vetëm brenda komunës. Pra propozon projektligjin t’i shtohet një neni 4. Ideja ime ka qenë që në frymën e projektligjit për automjete nëse vendosim të largojmë në tersi t’i largojmë edhe këto dy pengesa. Jam për largimin e kufizimeve artificiale. Besoj që ky numër të jetë zero dhe zbatimi i ligjit të jetë primar. Nuk mund të ketë një pilë kontrolli teknik që nuk zbaton ligjin. Kufizimet ekonomike të natyrës së regjioneve në parim i kundërshtoj”.

Deputeti i VV-së Salih Zyba tha se ndryshim i nenit bëhet përmes ligjit, raporton EO.

“Duhet me pas raport se a duhet të ndryshohet numri i automjeteve prej 4 000 mijë automjeteve me qenë në qarkullim. Nuk jam për mos me heq po me kërkuar të dhëna prej ministrisë”.

Deputeti i PDK-së Fadil Nura tha se çdo qytetarë është përgjegjës për taksat në çdo komunë. “A ndërlidhet me çështje të sigurisë. Unë jam me analizuar më detajesh

Të ngjashme