Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është pritur në takim punime nga zyrtarë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “TIKA”, zyra ndërlidhëse në Prishtinë.
Bashkërisht ata diskutuan mundësitë e bashkëpunimit lidhur me implementimin dhe jetësimin e projekteve kryesisht në fushën e shkencës dhe teknologjisë, zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter studimor, etj.
Përfaqësuesit të TIKA-s u shprehën të interesuar të përkrahin projekte të tilla inovative, teksa thanë se do të ndërtohet një bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.