Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se fitues i vetëm i zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit është koalicioni PAN.
Fituesi i zgjedhjeve, sipas tij, duhet sa më parë të krijoj qeverinë.
Qeveria e PAN-it, sipas tij, ofron stabilitet në vend dhe mundësin vazhdimësinë e përgjegjësisë politike e institucionale.
“Vetëvendosje nuk ka fituar zgjedhjet, përkundër rritjes se madhe”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë i Rrustem Mustafës:
LDK ka mundësi të ofrohet në shërbim institucional!
Demokracia dhe zgjedhjet brenda një sistemi demokratik, nxjerrin nje fitues te vetem. Ne zgjedhjet parlamentare te Republikes se Kosoves, fitues i vetem eshte PDK me koalicionin.
Fituesi i zgjedhjeve duhet sa me pare te krijoje qeverine, nje qeveri me 61 apo me shume deputet te siguruar permes koalicioneve apo edhe me marreveshje politike me LDK- (perjashto koalicionin).
Nje realizim i ketille, ofron stabilitet ne vend, mundeson vazhdimesine e pergjegjesise politike e institucionale, perforcon rendin e ligjin ne te mire te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves.
qëllimisht po shkakton konfuzion. VV nuk ka fituar zgjedhjet perkunder rritjes se madhe.
Gjithashtu VV e ka të qartë se mendesia e tyre politike dallon shume me partite tjera, andaj edhe synimet e tyre te qeverisin me ndonje nga keto parti, do te ishte nje deshtim, ata po përpiqen që (duke krijuar momentin të përshtatshëm) në zgjedhjet e ardhshme të qeverisin me mendësi tjetër Vendin…
Prandaj, koha ecen dhe duhet jetesuar sa me pare institucionet. Kosova eshte ne rruge drejt Europes dhe nuk duhet vene pengesa ketij udhetimi.