Talenti portugez pritet të huazohet nga Bayern Munich në ndonjë skuadër tjetër.
Renato Sanches ishte transferuar një vit më parë nga Benfica te Bayern Munich, por ai nuk ka mundur ta bind trajnerin Carlo Ancelotti për ta inkuadruar në formacionin e parë të ekipit.
Për 19-vjeçarin ka shprehur interesim Milani që e do në huazim dhe vetë Sanches nuk ka mohuar mundësinë për t’iu bashkuar rossonerëve.
“Nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë në Munih”, ka thënë Sanches.
“Natyrisht se do të doja të luaja më shumë. Prandaj edhe dua të shkoj në një klub që më garanton më shumë minuta”.
“Milani është një opsion i mirë. Nëse klubet arrijnë marrëveshje do të doja që të takohesha me ta”.
“Jam i ri dhe më duhet të luaj më shumë. Mendoj se mundësitë i kam më të mira për të luajtur te Milani sesa këtu te Bayern”, ka theksuar portugezi.