Rendimentet e grurit më të ulëta në 10 vitet e fundit

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 10:52 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rendimenti mesatar i grurit në vitin 2017 është më i ultë në dhjetë vite e fundit, përafërsisht sillen rreth 2700 kilogram për 1 hektar. Këtë vitin 30 mijë hektar kanë qenë më pak të mbjella me grurë, raporton Ekonomia Online.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, tha se këtë vit vetëm 20% është siguruar buka për popullatën e Kosovës.

Kjo sipas tij, ngase qeveria po lejon që në Kosovë të hyjë grurë i kualitetit shumë të dobët me çmime shumë të ultë, kështu që çmimi i grurit ka qenë 12 deri në 14 cent për kilogram.

Çmim ky sipas kryetarit të Sindikatës demotivues për bujqit duke i detyruar këta të fundit të heqin dorë nga kultivimi i grurit.

“Nuk jemi të kënaqur me rendimentet të cilat kemi arritur për shkak se këtë vit kemi rreth 2700 kilogram për hektar. Ky është një rendiment më i ulëti që ne e mbajmë mend, përveç kësaj kemi edhe sipërfaqe tepër të vogla gjegjësisht sivjet janë të mbjella diku rreth 30 mijë hektar më pak. Kjo për neve është shumë brengosëse dhe duhet të jetë për të gjithë edhe për qeverinë edhe për popullin për shkak se sivjet sipas parametrave tanë nuk kemi mundur të sigurojmë bukë më shumë se 20 për qind të popullatës”, është shprehur Tahiri.

“Farërat fallco, plehrat me kualitet të dobët që vijnë nga importi, pesticidet fallco, kushtet jo të përshtatshme kilamtike po ndikojnë në rendimentin e ulët të grurit në Kosovë. Kjo për arsye se kërkesa e FSBK-së drejtuar qeverisë për kredi bujqësore me kushte sikurse në shtete e tjera nuk është realizuar”, tha ai.

Ishte fermeri, Nexhmi Hyseni, i cili ka ngritur çështjen e keqpërdorimeve në subvencione dhe grande nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).

Gjatë fjalës së tij ai ka grisur programin e Ministrisë për subvencione dhe grande për shkak të kritereve të ashpra që po i aplikon MBPZhR për aplikuesit.

“Gjendja në teren sa i përket fermerëve është një gjendje drastike që se besoj që as në kohën e regjimit ka qenë kështu . Kjo fotografi, a po e shihni këtë program dhe ky këtu është Memli Krasniqi i cili ka gënjyer, në fjalën e parë  shkruan që ne jemi në bashkëpunim me të gjithë aktorët relevant. Unë nuk besoj që e ka pyetur kryetarin e Sindikatës kurrë se çfarë probleme ka Sindikata, ky njeri nuk e meriton të jetë këtu”, tha ai.

Të ngjashme