Rënie drastike në bursa, ka potencial të shndërrohet në “depresion ekonomik”

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 18:39 | Nga Emanuel Bajra

Kur në ekranin e Bloomberg dalin tituj të tillë sikurse më poshtë, mund të jetë lajm i ditës, por ama kur të gjitha këto humbje në kapital që po nenvleftësohen si pasojë e rënieve drastike në bursa, atëherë kjo shndërrohet në problem të të gjithëve duke përfshirë edhe ty që veç e lexon këtë shkrim shkarazi.

Pra rënie e tillë e tregut nuk është parë që nga viti 1984 “The Big Crash” dhe ka potencial të shndërrohet në “depresion ekonomik” të përmasave të 1929-ës. Pra keni vëmendje dhe keni durim.

Çka do të thotë kjo për ty i/e varfër ose i/e pasur?

  1. Që vlera e pensionit tënd në mënyrë drastike ka humbur vlerë.
  2. Krediti dhe borgji do të jenë lirë por ki kujdes mbi-borgjin sepse më vonë do të kushtojë më shtrenjtë.
  3. Vlera e shumë prej kompanive që ju jeni punëtorë ose punësues, iu është rënë vlera.
  4. Kompanitë me vlerë në rënie e sipër brenda javësh do të fillojnë shpunësimet sepse nuk kanë llogari të operojnë me nivel të lart stafi.
  5. Qeveritë do të zhlyhen në borgje marramendëse për ta mbajtë ekonominë mbi ujë.
  6. E fundit jashtë suazave ekonomike; zgjedhjet në SHBA përcaktohen në bazë të përformancës së bursës. Momentalisht ky është lajm shumë i keq për Trump. Veç ta kini parasysh.

Të ngjashme