Reshjet e shiut bllokojnë rrugët në afërsi të kampit Bondsteel, pamundësohet qarkullimi i veturave

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Nga të reshurat që kanë nisur mbrëmë në afërsi të kampit Bondsteelit në Sojevë të Ferizajt, janë shkaktuar vërshime.

Nga fotografitë, e siguruara nga Ekonomia Online shihet reshjet kanë vështirësuar edhe qarkullimin e veturave duke mundësuar kalimin e tyre në këtë pjesë.

Për këtë është dashur edhe intervenimi i qytetarëve që të mundësojnë kalimin e veturave.

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe të mërkurën, përderisa gjatë tërë javës është paralajmëruar se do të mbajë mot i tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme