Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Deçanit.
Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut në disa zona ka pasur edhe vërshime.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.
Ramosaj ka shkruar se ekipet e N.L “Higjiena” dhe të KEDS-it janë në teren duke u munduar që të rregullojnë dëmet.
Postimi i plotë:
Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit,si në vërshime poashtu edhe në furnizimin me enërgji elektrike. Fshatrat Isniq, Pobergjë,Carrabreg i Ulët ,Carrabreg i Epërm,Dubovik,Lloqan dhe qyteti i Deçanit gjithashtu, janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.
Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet .
Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë.