Reshjet e shiut shkatërruan 22 ura, kryebashkiaku i Tropojës: Duhet ndërhyrje emergjente

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Tropoja ishte zona që u godit më shumë nga reshjet e një ditë më parë.

Rexhë Biberaj, kreu i Bashkisë Tropojë në një lidhje me Euronews Albania tha se një ditë pas përmbytjeve janë në terren ku kanë konstatuar se dëme e shkaktuara janë shumë të mëdha.

Biberaj tregoi se ka shumë përmbytje në ura, në bujqësi, blegtori e bletari por një raport përfundimtar me dëmet e shkaktuara do ta kenë të hënën.

Ai ka bërë thirrje për ndërhyrje emergjente veçanërisht në sistemin e urave që siç tha kanë marrë goditjen më të madhe.

“22 ura janë të dëmtuara totalisht dhe janë të pakalueshme. Mbi 16 fshatra janë të izoluara dhe po punojmë që brenda 24 orëve të nisë lëvizja e njerëzve”, tha kryebashkiaku. 

Të ngjashme