Si një ish-kërcyese dhe anëtare e jurisë, 54-vjeçarja, Gongje Xhiha-Basha është e rrallë në Kosovë.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Xhiha-Basha ka rrëfyer se si në moshën 18-vjeçare ishte bërë gruaja e parë që kërcen nga ura e famshme e Mostarit në vitet ’80.
E të dielën e 21 korrikut, Gongjja ishte anëtare e jurisë në garën e kërcimeve nga ura e Fshejtë në Gjakovë, transmeton KTV.
Ajo ka treguar se urës së Mostarit ia kishte mësyrë në moshën 17-vjeçare, por autoritetet boshnjake nuk ia dhanë lejen.
Mirëpo ajo u kthye një vit më vonë dhe kësaj here kishte marrë lejen nga autoritetet në Kosovë ndërsa për arritjen e synimit u ndihmua nga trajner i saj i atëhershëm.
Xhiha-Basha thotë se kërcimi është sport për të gjitha gjinitë, por para disa dekadave grave nuk u lejohej pjesëmarrja.
Ëndrrën e saj, thotë se e realizoi me përkrahjen e babait dhe vëllait, dy futbollist të njohur.
Të dielën kërceu edhe nga një kënd i Urës së Fshejtë dhe këtë kërcim ia dedikoi nipit të saj.
75-vjeçari, Mexhid Gjurdina ishte në mesin e kërcyesve, por tregon se vjet më parë njerëzit kërcënim e shihnin sport të rrezikshëm.
Fitues i edicionit të sivjetmë ishte Vedat Krasniqi që tha se ishte kërcim i veçantë për të.