Rexhep Kadriu kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 10:59 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rexhep Kadriu, do të jetë kandidat i AAK-së për Komunën e Gjilanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Gjilanit njëherit edhe kryetari i degës së AAK-së në këtë komunë ka bashkëqeverisur me LDK-në. Kadriu kishte pozitën e nënkryetarit e AAK menaxhonte me disa drejtori komunale.

Kandidaturën e tij e bëri publike kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj.

“Është nder për mua të prezantoj kandidatin për kryetar nga Aleanca, për komunën e Gjilanit , që është inxhinier me profesion, ndërtimtar, që është një sipërmarrës i zoti, por edhe një koleg i mire në Aleancë që nga themelimi, tani edhe nënkryetar në komunën e Gjilanit,  Rexhep Kadriu”.

“Rexhep Kadriu në përgjegjësit e tij, në angazhimet e tij deri sot është shquar edhe për humanizmin e tij, për kujdesin ndaj qytetarëve, më gjerë se përgjegjësitë që i takojnë në komunë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, i nominuari nga radhët e AAK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu tha ai do t’ia ndryshojë  fytyrën qytetit të Gjilanit dhe do t’ia  kthejnë dinjitetin qytetarëve gjilanas. Ai tutje tha se ata hyjnë fuqishëm me një listë kredibile në zgjedhjet lokale që do të mbahen për 22 tetor.

“Ne hyjmë fuqishëm, hyjmë me një listë kredibile. Njerëzit më të mirë të cilët I ka Komuna e Gjilanit janë të përfshirë në listën e Aleancës. Ne do të jemi fitues, do ta arrijmë këtë fitore do të udhëheqim me Gjilanin për shumë arsye sepse Gjilani realisht po hynë në hartën e Kosovës bashkë me kryeministrin Haradinaj i cili do të merr këto ditë shumë shpejtë përgjegjësitë e veta me udhëheq shtetin do të jetë edhe një ndihmesë e madhe për Anamoravën sepse rajoni i Anamoravës ka mbetur mbrapa me rajonet e tjera. Do ta ndryshojmë fytyrën e Gjilanit dhe do të ia kthejmë dinjitetin gjilanasve”, tha ai.

Kandidaturën për Gjilanin deri më tani e ka konfirmuar kreu aktual i kësja komune Lutfi Haziri, nga LDK-ja, Zenun Pajaziti nga PDK-ja dhe Sami Kurteshin nga Vetëvendosje.

Të ngjashme