Selimi: S’ka trimëri e burrëri me Coronavirusin

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar, Rexhep Selimi ka thënë se nuk duhet të tregojmë trimëri e as burrëri me Coronavirusin.

Sipas tij, trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.

Rexhepi tha se , kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë, po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë, aty këtu po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…”

Postimi i plotë:

“S’ka trimëri e burrni me virus “

Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as Coronavirusi mu…”

Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin!

Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin.

Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë!

Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë.

Të ngjashme