Rezniku bindshëm për fitoren e Xhafer Tahirit në Vushtrri

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vuhstrrisë, Xhafer Tahiri vizitën e radhës e vazhdoi në Reznik aty ku kishte mungesë të ujit, mbeturina e kanalizim.

Tahiri tashmë ndihet krenar që uji, mbeturinat e kanalizimi janë perfunduar dhe u ndërtuan edhe 15 rrugë, duke shtuar se do të ndërtojnë erdhe qerdhe të re.

Postimi i plotë:

Rezniku, të gjitha lagjet e Reznikut të vendosur për të vazhduar +4. 4 vite më parë Rezniku kishte mungesë uji, mbeturina, kanalizim e ishte terr në të gjitha lagjet e Reznikut. Sot jam shumë krenar që uji, mbeturinat, ndriçimi e kanalizimet janë përfunduar, shto këtu edhe 15 rrugë që i ndërtuam këtë mandat në Reznik. Do të ndërtojmë qerdhe të re për fëmijët në këtë bashkësi lokale që fëmijët të mos mbeten pa shkollim adekuat. Fitore

Të ngjashme