Kuvendi ka miratuar Rezolutën për Vlerat e Luftës së UÇK-së, por nuk është arritur konsensusi për Deklaratën për Liberalizimin e Vizave, në të cilën subjektet politike do të zotoheshin se do ta kryejnë Demarkacionin me Malin e Zi.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një Rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Por, subjektet politike në vend nuk arritën të pajtohen për përmbajtjen e një draftdeklarate, e cila do t’i dërgohej Bashkimit Evropian me kërkesën për mirëkuptim për mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu draftdeklarata e prezantuar nga Komisioni për Punë të Jashtme u tërhoq nga votimi.
Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme që filloi të enjten, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 61 vota një rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajsh të nxjerrë Ligj për vlerat e UÇK-së, shkruan gazeta Zëri.
Draft rezoluta u propozua nga deputetët e PDK-së dhe u mbështet nga shumica e Grupeve Parlamentare, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes abstenuan. Kjo rezolutë erdhi si rezultat i debatit të gjatë parlamentar ku deputetët shprehën pakënaqësi për dënimin e Grupit Drenica.
Vetëvendosje propozoi një rezolutë tjetër por e cila nuk u votua pasi deputetët e koalicionit thanë se në rezolutë kërkohet që UCK-ja të futet në preambulën e Kushtetutës, ndërsa sipas tyre kjo është e pamundur pasi duhet ta kenë mbështetjen e minoriteteve.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/debat-ashper-per-vlerat-e-uck-se/