Ribery është pajtuar t’i bashkohet Fiorentinës

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Franck Ribery ka pranuar t’i bashkohet skuadrës së Serie A së Italisë, Fiorentina, ndërsa ai ka dhënë sinjale për këtë edhe në rrjetet sociale.

Ribery 36-vjeçar është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Bayern Muenchenin i skadoi në qershor. Ai te Bayerni kishte qëndrura plotë 12 vite, transmeton “Koha Ditore”. Gazeta gjermane “Bild” ka konfirmuar se Ribery ka refuzuar t’i bashkohet skuadrës Al Nasr dhe ka preferuar të qëndroj në Evropë, duke pranuar ofertën e Fiorentinës.

“Sky Sport Italia” raporton se Ribery do të firmosë kontratë dyvjeçare me Fiorentinën me pagë vjetore prej 4 milionë euro.

“Po përgatitem për një sfidë të re! Së shpejti”, ka shkruar Ribery në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme