The Richest: Gjëja më e mirë që Shqipëria i ka dhënë botës

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 20:23 | Nga

Mediumi amerikan “The Richest” i ka kushtuar një artikull Bebe Rexhës ku shkruan se ajo është gjëja më e mirë që Shqipëria i ka dhënë kësaj bote. Gjithashtu renditen edhe 15 arsye pse ajo është më e mira.

“Bebe Rexha është vajza që nuk ja ndani dot sytë. Ne mendojmë se ajo është gjëja më e mirë që Shqipëria i ka dhënë kësaj bote. Nëse nuk e dini ku ndodhet Shqipëria, lëreni Bebe Rexhën të jetë përgjigja juaj. Ne e njohim Rita Orën, edhe plazhet e bukura dhe ushqimin e shijshëm. Por këto nuk janë asgjë përpara Bebe Rexhës. Bebe nuk ka vetëm një zë ëngjëllor, por karakteri i saj është ajo që i duhet industrisë së muzikës. Ajo nuk ka frikë të flasë hapur dhe është modeste në të njëjtën kohë. Kjo e bën seksi. Ajo duhet të emërohet ambasadorja e Shqipërisë”, -shkruan “The Richest”.

Më poshtë “The Richest” vazhdon me 15 arsyet pse ajo është më e mira.

Image result for bebe rexha paper magazine

15.Bebe është vajza më e bukur shqiptare që keni parë. Rrënjët e saj shqiptare tregojnë pamjen “e egër” që ajo ka.

14.Ajo është “e keqe” prandaj mos e nervozoni. Të luaj rolin e vajzës së mirë nuk është për të. Vetëbesimi dhe look-u i saj mund të shkatërrojë çdokënd që mundohet ta kundërshtojë.

13.Bebe ka shkruar këngën e Eminem dhe Rihannës “The Monster”. Edhe pse Bebe nuk e ka takuar asnjëherë Eminemin, ajo ka shkruar hitin “The Monster”. Bebe na surprizon akoma më shumë.

12.Emri i vërtetë i Bebes është Bleta që në shqip do të thotë bletë. Bebe do të pickojë çdokënd që sillet keq me të. Ajo është aq e ëmbël sa mjalti i bletës.

11.Bebe është shumë emocionale dhe modeste. Pas famës dhe veshjeve me xixa, fshihet një Bleta e vogël. Ajo është emocionale dhe modeste. Mund ta ndjeni këtë në intervistat e saj. Ajo kurrë nuk ngjan si mendjemadhe.

10.Muzika e saj është ajo çfarë na nevojitet. Mund ta pëlqeni ose mund të mos ta pëlqeni muzikën e saj, por e gjithë rinia mbështetet tek këngët e saj. Për shembull kënga “No broken hearts” të cilën ajo e shkruajti kur e kishte zemrën e thyer. Kush është ai bastard që e bën këtë gjë?

9.Bebe e pëlqen Zayn Malik dhe e urren Justin Bieber. Bebe e ka fiksim Zayn. Gigi nuk duhet ta lërë Zayn të rri me Beben. Ndërsa për Bieber, ajo ka thënë se ai nuk është aq “hot” sa e bëjnë.

8.Bebe Rexha po e përhap emrin e Shqipërisë në të gjithë botën. Sa dini ju për Shqipërinë? Është në Europë, Azi apo Afrikë? A është shtet? Do ishte mirë ta dinit përgjigjen, por Shqipëria është një shtet i vogël ballkanik i cili nuk njihet shumë nga njerëzit nëpër botë. Prandaj sa më e famshme bëhet Bebe, aq më shumë vëmendje merr Shqipëria. Ky shtet ka disa peisazhe shumë të bukura duke filluar nga malet deri tek plazhet. Bebe është përgjegjëse për përhapjen e emrit të Shqipërisë prandaj ajo duhet të bëhet ambasadore e Shqipërisë.

7.Bebe do t’ju pushojë zemrën. Asnjë mashkull nuk i reziston asaj.

6.Bebe i do shumë fansat të cilët ajo i quan Rexhars.

5.Ajo është një grua e pavarur dhe e fortë.

4.Bebe është shoqje me Nicki Minaj.

3.Ajo nuk këndon vetëm për para, por ajo jeton për muzikën.

2.Bebe nuk di të flirtojë gjë që e bën atë të lezetshme. Sipas saj ajo i përgjigjet mesazheve të meshkujve me ironi dhe satirë pasi nuk di të flirtojë.

1.Bebe është shumë krenare për origjinën e saj. Ajo di të flasë pak shqip dhe ngjan shumë seksi kur flet gjuhën ekzotike shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme