Rifunksionalizohet Kuvendi Komunal i Lipjanit

Lipjan | 29 Qer 2017 | 14:12 | Nga

Pas disa muajve të bllokadës, Kuvendi Komunal i Lipjanit sot udhëhequr nga kryesuesja Vlora Limani – Hajnuni, ka mbajtur seancën e rregullt ku janë shqyrtuar dhe aprovuar vendime shumë të rëndësishme për qytetarët e Komunë së Lipjanit.

Kuvendi Komunal gjatë kësaj seance ka aprovuar propozim vendimin për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2016, propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit nga vitet 2015-2016 në vitin 2017, propozim vendimin për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018 – 2020, propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, propozim vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan si dhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e fermerëve të Komunës së Lipjanit.

Në këtë seancë po ashtu u bë edhe raportimi vjetor për shpenzimet e buxhetit në vitin 2016 si dhe u prezantua raporti tre mujor i shpenzimeve janar – mars 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme