Këngëtarja ka arritur të marrë vëmendje me postimin e fundit.
Rihanna pas inaugurimit të Joe Biden si president ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka përçuar një mesazh.
Artistja e njohur shihet se ka kapur dy thasë me mbeturina në duart e saj teksa ka shkruar se është aty për të ndihmuar.
“Jam këtu për të ndihmuar. Ia dolëm Joe”, ka shkruar Rihana.
Rihanna ka konsideruar ish presidentin Trump mbeturina dhe me anë të këtij postimi ka shprehur dëshirë vullnetare ta ndihmojë tashmë Presidentin Biden t’i largojë mbeturinat.
Ajo mori komente të shumta nga ndjekësit për mesazhin e dhënë duke e konsideruar si epik.