Nëpë medie u raportua se Rihanna i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin arab, Hassan Jameel.
Megjithatë, duket se nuk është e vërtetë dhe se lidhja e tyre po vazhdon, siç po vazhdojnë edhe artikujt për të dytë.
Ajo është fotografuar së bashku me të dashurin gjatë pushimeve super luksoze në Puerto Vallarta të Meksikës.
Por, duket se nuk po i shijojnë dhe aq shumë pushimet pasi që 30-vjeçarja shihet mjaft e zemëruar me biznesmenin saudit.
Paparacët kanë fotografuar disa momente të tensionimit midis tyre gjersa bukuroshja brune shihet e ulur në një shezllon e veshur me bikini.
Por në fytyrën e tyre nuk ka asnjë grimcë buzëqeshje. Pas zënkës, siç shihet në foto, Hassan largohet i mërzitur ndërsa Rihanan e ndjek pas e mbështjell me peshqir.