Rihanna ka nisur një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe këtë e kanë bërë të ditur disa fakte.
Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.
Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York ditën e shtunë.
Këngëtarja dhe reperi bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.
Pas projektit të përbashkët Rihanna dhe reperi bënë një intervistë së bashku, ku ky i fundit tregoi se për të bashkëpunuar me Rihannën e kishte pasur shumë vështirë pasi që para saj e ka shumë problem të qëndroj serioz.
Këngëtarja dhe reperi njihen prej kohësh, poashtu reperi ka qenë bashkëpuntor i Rihannës në këngën e saj “Cockiness”.
Kujtojmë se Rihanna i dha fund lidhjes së saj me miliarderin Hassan Jameel në muajin janar të këtij viti.
https://www.instagram.com/p/CC1qhZmn66b/?utm_source=ig_embed