Një ndër këngëtaret më të dashura në të gjithë botën , diva e muzikës Rihanna, po përjeton ditë të vështira në jetën e saj
Këngëtarja pak ditë më parë humbi jetën kushëriri i saj Tavon Alleyne, i cili u qëllua me armë në Barbados, dhe dhimbjen e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Në fotot e publikuara, Rihanna, është shfaqur e veshur e gjitha me të bardha, ashtu si të gjithë familjarët e saj, ndërsa i jepte lamtumirën mes lotësh 21-vjeçarit.
Diva e muzikës vendosi një kurorë në formë zemrë në varrin e kushuririt të saj pas shërbimit funeral në Kishën Parish të Shën Gjergjit në Barbados.
Vrasja e 21 vjeçarit, Tavon Alleyne, ndodhi më 26 dhjetor në një zonë në Saint Michael, kur një burrë iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë.