Pop ylli Rihanna ka refuzuar të performojë në “SuperBowl” duke shprehur përkrahje për ish-lojtarin Colin Kaepernick dhe protestën e tij kundër racizmit.
Sipas mediave amerikane, Liga Kombëtare e Futbollit në Amerikë dhe transmetuesi CBS “kanë dashur shumë që Rihanna të jetë ylli i vitit të ardhshëm”.
Gjithsesi, ajo ka refuzuar ofertën duke përkrahur Kaepernickun, lojtari i parë që u ul në gjunjë gjatë intonimit të himnit në një ndeshje për shkak të padrejtësive në baza racore.
“Ata i ofruan që të performojë, por ajo tha jo për shkak të debatit për uljen në gjunjë. Ajo nuk pajtohet me qëndrimin e Ligës”, ka thënë një burim për “US Weekly”.
Vendimi i Kaepernickut për t’u ulur në gjunjë gjatë himnit më 2016 kishte nxitur debat të madh në SHBA, duke përfshirë edhe presidentin Donald Trump që e kishte quajtur lojtarin jopatriot. NFL më pas kishte urdhëruar lojtarët që të mos ulen në gjunjë gjatë himnit. Pas protestave, Kaepernick mbeti i papunë për sezonin e vitit 2017 dhe paditi NFL-në, duke i akuzuar për sulm ndaj tij. Ai akoma është pa ekip.
“SuperBowl” është transmetimi më i shikuar çdo vit në SHBA, duke u ndjekur rregullisht nga më shumë se 100 milionë shikues. Ndeshja e ardhshme luhet më 3 shkurt, 2019 në Atlanta.