Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, zhvillohen dy përballje të forta për dy vende në çerekfinale

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Sot rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve pas një pauze më të gjatë se pesë muajsh shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Disa ndeshje të Ligës së Kampionëve të fazës së 1/8-tës kanë mbetur pa zhvilluar ndeshjen e fundit pas pezullimit të futbollit shkaku i pandemisë.

Megjithatë, pas plot pesë muajsh tani rikthehet ethet e futbollit magjik të garës më prestigjioze ekipore.

Sot janë në plan të zhvillohet dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës, ku katër skuadra luajnë për dy vende të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Përballje më e fortë dhe më interesante pritet të zhvillohet në Etihad, ku Manchester City pret Real Madridin.

City ka fituar takimin e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1 dhe është favorit për të kaluar tutje, por Mbretërit besojnë shumë në kualifikim.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në Allianz Stadium të Torinos, ku Juventusi e pret Lyonin.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë është fituar nga Lyoni me rezultat 1-0, por Bianconerët janë të bindur se do ta shkrijnë epërsinë dhe do të kalojnë në çerekfinale.

Të dy ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme