KRU “Gjakova” në krye me Kryeshefin Ekzekutiv Ismet Ahmeti falenderojnë Komunën e Rahovecit, respektivisht Kryetarin e Komunës Smajl Latifin dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre duke vizituar në orët e vona ekipet e KRU “Gjakova”, me rastin e defektit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Marmull. Ekipa e KRU […]
Rikthehet furnizimi me ujë në Rahovec, KRU “Gjakova” eliminon defektin në gypin kryesor

KRU “Gjakova” në krye me Kryeshefin Ekzekutiv Ismet Ahmeti falenderojnë Komunën e Rahovecit, respektivisht Kryetarin e Komunës Smajl Latifin dhe bashkëpuntorët e tij, të cilët ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre duke vizituar në orët e vona ekipet e KRU “Gjakova”, me rastin e defektit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Marmull.
Ekipa e KRU “Gjakova” pas një pune maratonë prej më shumë se 12 orë, arritën të eleminojnë defektin në gypin kryesorë 800 fi, duke iu rikthyer furnizimin me ujë zonave përkatëse!











