Rikthehet në stërvitje Stivi Frashëri, portieri që u sulmua fizikisht në Gjilan

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Futbolli kosovar e mori një lajm të mirë sot.

Ballkani ka njoftuar se portieri i tij, Stivi Frashëri është rikthyer në stërvitje.

Portieri shqiptar ishte sulmuar fizikisht në derbin Gjilani – Ballkani, me ç’rast kishte përfunduar pa ndjenja në spital, shkruan “Gazeta Express”.

Tifozët ishin futur në fushë në minutat shtesë për ta festuar golin e barazimit të Gjilanit, por disa tifozë e sulmuan fizikisht portierin mysafir, madje njëri prej tyre e goditi me shqelm në kokë.

Ndeshja ishte ndërprerë dhe Ballkani kishte fituar në tavolinë 3:0 dhe Gjilani ishte dënuar me tri ndeshje pa praninë e shikuesve në stadium.

Nga ajo kohë, Frashëri ka pushuar dhe duket se tashmë ka nisur ta marrë veten, në aspektin fizik dhe atë psikik.

Sot ai ishte i pranishëm në stërvitje dhe i gatshëm për ta ndihmuar ekipin në pjesën vendimtare të sezonit.

Ballkani e ka krijuar një distancë solide prej 8 pikësh ndaj skuadrave ndjekëse, Drita e Gjilani dhe po shkon me hapa të sigurt drejt titullit historik në Superligë.

Me këtë rast, Frashëri me shokë do ta kishin mundësinë të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve, për herë të parë absolutisht.

https://www.facebook.com/watch/fcballkani/

Të ngjashme