Sot do të zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të pjesës së dytë të sezonit.
Vala Superliga e Kosovës në futboll sot do të kthehet në aksion pas dy muajve pushim, me disa përballje shumë interesante.
Derbi kryesor do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës që renditet në vendin e dytë dhe kampionit vjeshtor Llapit.
Përballje tjera mjaft interesante do të jenë edhe Drita – Feronikeli dhe kampioni Trepça ’89 – Vëllaznimi.
Në ndeshjet tjera sot takohen, Liria – Vllaznia e Pozharanit dhe Drenica – Besa e Pejës, ndërsa nesër do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 19 ndërmjet Flamurtarit dhe Gjilanit.
Të gjitha këto takime zhvillohen nga ora 12:30.