Al-Hilal i ka ndryshuar kushtet për largimin e Joao Cancelos dhe po vështirëson rikthimin e portugezit te Barcelona.
Sipas raportimeve të Sport.es, klubi saudit nuk është më i gatshëm ta lërë mbrojtësin të largohet me kosto minimale.
Al-Hilal kërkon tashmë 15 milionë euro për kartonin e Cancelos, ndërsa Barcelona nuk dëshiron të paguajë këtë shumë për një lojtar që është në prag të 32-vjetorit.
Më herët, Barça shpresonte që Al-Hilal ta lironte Cancelon ose të gjendej një formulë më e favorshme financiare. Portugezi, nga ana tjetër, e ka bërë të qartë se dëshiron të rikthehet në Camp Nou.
Barcelona vazhdon të punojë për marrëveshjen, ndërsa Al-Hilal po përdor situatën për të rritur presionin ndaj klubit katalanas.